Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe ministri i Emigracionin të Britanisë së Madhe, Robert Jenrick ishin së bashku në aeroportin “Nënë Tereza”, për të parë nga afër përpunimin e të dhënave të shtetasve të kthyer nga Anglia si pasojë e qëndrimit të tyre të paligjshëm. Ministri Balla e informoi ministrin Jenrick mbi masat e marra për parandalimin dhe goditjen e aktiviteteve kriminale në fushën e migracionit.