Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka zhvilluar një seri takimesh me strukturat drejtuese të Drejtorive Vendore të Policisë. Në vazhdën e këtyre takimeve, ndalesën e radhës e kishte me drejtuesit e Policisë së Tiranës. Balla kërkoi nga strukturat e kryeqytetit, që mbajnë një peshë specifike në volumin e punës së Policisë së Shtetit, të shtojnë përpjekjet për më shumë rezultate dhe siguri.