Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka pritur në një takim Ministrin e Brendshëm të Spanjës Fernando Grande-Marlaska. Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla nënvizon se kryefjalë e takimit ka qenë intensifikimi i bashkëpunimit në goditjen e rrjeteve kriminale të përfshira në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe krimit të organizuar.