Në konferencën e kryetarëve kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, pranoi propozimet e bëra nga homologu demokrat Enkelejd Alibeaj, lidhur me procesin për zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Nisur nga kjo, më datë 10 maj do të rimblidhet konferenca e kryetarëve për nisjen e procesit për Presidentin, si dhe raundet mes njëri-tjetrit do të kenë 7 ditë diferencë.