Kryebashkiaku i Athinës, Kostas Bakojanis u nderua me çelësin e Tiranës nga homologu i tij Erion Veliaj. Gjatë ceremonisë në bashkinë e Tiranës Veliaj shprehu bindjen se marrëdhëniet mes dy vendeve janë më të mira se ç’ishin dje, teksa shton se nesër do jenë akoma më të mira se ç’janë sot.