Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një video që thotë se është siguruar nga dronët Bajraktarë, që Shqipëria siguroi pak muaj më parë nga Turqia. Pamjet tregojnë nga distanca një person që dyshohet se ka ndezur qëllimisht disa vatra zjarri në zonën e Gramshit.