Finalizohet faza e 12-të e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”. Kishin kultivuar në banesën e tyre, në Nikël, 285 bimë narkotike cannabis sativa, arrestohet një shtetas dhe shpallet në kërkim djali i tij. Asgjësohen nëpërmjet djegies, bimët narkotike. Në total, gjatë 11 fazave të mëparshme të këtij megaoperacioni, në të gjithë territorin e qarkut Durrës, janë asgjësuar 7362 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa.