Si rezultat i kontrolleve në terrene shumë të vështira malore janë asgjësuar mvi 3 mijë e 400 bimë kanabis si dhe janë sekuestruar mbi 8 kilogramë kanabis. Droga u zbulua falë zbatimit të masave në kuadër të planit operacional kombëtar “Territor i pastër”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Bimët narkotike u zbuluan nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në territoret e njësive administrative Pult, Shosh dhe Postribë, Kelmend dhe Shllak.