Një krim tepër i rëndë në familje është regjistruar në provincën e Asit në Itali. Piero Pesce, 61 vjeç vrau djalin e tij Valerio, 28 vjeç mëngjesin e së enjtes në shtëpinë ku babë e bir jetonin së bashku. Kur mbërriti policia gjeti trupin e pajetë të djalit të dhomën e gjumit, ku ishte goditur disa herë me thikë. Mosmarrëveshja mes të dyve kishte nisur për arsye ekonomike dhe borxheve për shkak të bixhozit që luante djali.