Një vrasje ka tronditur këtë të martë zonën e Agrigentos në Itali. Getano Rampello 57 vjeç ekzekutoi me armë zjarri djalin e tij Vincenzo Gabrielle Rampello. Autori I vrasjes është me detyrë punonjës në departamentin e policisë së Katanias, teksa dhe arma e përdorur është ajo e shërbimit. Ngjarja u regjistrua pranë banesës së tyre, pas një konflikti të çastit. Karabinierët ndërtuan dhe dinamikën e ngjarjes, ku sipas informacioneve I riu 24-vjeçar ishte problem të shëndetit mendor. Ata patën një përplasje me njëri-tjetrin pasi viktima I kërkoi para të atit, madje duke kaluar në konflikt fizik. Në të moment Gaetano mori armën e shërbimit dhe goditi drejt të birit, ku plumbi I parë e kapi në kokë dhe 8 të tjerë në trup.