Charles Leclerc nuk i mungon fantazia, si në pistë ku gjithnjë realizon parakalime që pak vetë i shohin, ashtu edhe në jetën e përditshme. Këtë e dëshmon dhurata për Krishtlindje që ai i bëri George Russell me rastin e ‘Babagjyshit Sekret’ të organizuar nga Formula 1. Piloti i Ferrarit rezultoi se duhej t’i bënte dhuratë kolegut të tij te Mercedes me të cilin pati një polemikë të vogël në Cmimin e Madh të Holandës në pistën e Zandvoord. Gjatë kësaj gare, Leclerc u bë protagonist i një parakalimi të mrekullueshëm edhe pse me rrezik ndaj Russell që në ato momente u ankua për manovrën e tepruar të rivalit të tij te Ferrari. Një polemikë që u shua praktikisht menjëherë pasi Leclerc u tërhoq nga gara për shkak të një incidenti me pilotin tjetër të Mercedes, Andrea Kimi Antonelli. Megjithatë Leclerc nuk e harroi atë moment të bukur dhe kështu i dhuroi Russell një foto të atij episodi të vendosur në kornize me versionin digjital ku ishte edhe video e manovrës. Reagimi i Russell nuk vonoi; britaniku, kur hapi dhuratën e mori me shumë ironi.