Mjeku shqiptar Sokol Hoxha, i cili jetonte dhe punonte në Itali, ishte një nga viktimat e aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e të mërkurës në një tunel pranë Urbinos në Itali. Autoambulanca ku ishte mjeku 41-vjheçar shqiptar, bashkë me një infermiere, shoferin dhe një pasagjer, u përplas me një autobus brenda tunelit dhe shpërtheu në flakë, duke bërë që të katër personat e ndodhur në të, të humbnin jetën.