Bombarduesi B-1b, i quajtur Bone, nga ekuipazhet e tij, ëhstë një bombardues strategjik supersonik me rreze të gjatë fluturimi, në shërbim të forcave ajrore amerikane. Me kapacitetin e tij për të transportuar një ngarkesë lufte prej më shumë se 56 tonelatash, B-1B përfaqëson një forcë të jashtëzakonshme në panoramën ushtarake flobale. B-1B dallohet për dizajnin e tij unik, i karakterizuar nga krahët me gjeometri variabël që lejojnë fluturimin me shpejtësi supersonike në kuotë të ulët dhe të lartë