Emigracioni i paligjshëm, azili dhe forcimi i sigurisë kibernetike në rajonin ballkanik ishin kryetemat e diskutuara mes ministrit të brendshëm të republikës Çeke, dhe homologëve të tij në Ballkanin perëndimor si dhe Komisioneres Evropiane për Punët e Brendshme Ylva Johansson, në ditën e parë të forumit ministror organizuar në Tiranë. Siguria kibernetike dhe lufta kundër dezinformatave ruse në rajon, offline dhe online ishte në fokus të diskutimeve. BE-ja përsëriti angazhimin e saj për të ofruar mbështetje për Ballkanin Perëndimor në ndërtimin e kapaciteteve për të krijuar një qëndrueshmëri kibernetike.