Britania e Madhe tashmë është kthyer në tokë të premtuar për një pjesë të madhe të shqiptrëve. Një pjesë e tyre përfshihen në punë ilegale, e një pjesë tjetër kërkojnë mbrojtje nga shteti dhe u fshihen drejtësisë shqiptare. Kështu ishte edhe rasti i një shqiptari, emri i të cilit nuk bëhet publik, i cili përfitoi mbrojtje nga shteti britanik, me argumentin se i rrezikohet jeta. Ky i fundit është person i rrezikshëm dhe ka qenë i dënuar për krime të ndryshme, përfshirë edhe vrasjen.