Lista vjetore të qyteteve më të shtrenjta në botë për të jetuar zbulon se Azia është kontinenti me koston më të lartë të jetesës. Hong Kongu kryeson në vendin e pare, bazuar në disa faktorë, duke përfshirë çmimin mesatar të produkteve shtëpiake si qumështi dhe vaji i gatimit, qiraja, shërbimet komunale, tranziti publik dhe fuqia e monedhës vendase. Ky është viti i tretë me radhë që Hong Kongu renditet si qyteti më i shtrenjtë në botë.