Barkat me pedale janë ndalur larg nga bregu i liqenit dhe pllakat e gurit përreth gadishullit Sirmione mund të shihen tani pasi thatësira ka bërë që të reduktohet niveli i liqenit Garda në Itali, në një pikë që nuk ishte parë në 15 vitet e fundit. Liqeni më i madh i Italisë, një destinacion i madh turistik, i vendosur mes maleve në veri të vendit, po vuan si edhe shumë rajone të tjera nën muaj pa reshje shiu. Sipas ekspertëve, niveli i liqenit është më i ulëti që nga 2007-a. Për momentin, turizmi po mbahet ende në këmbë edhe pse udhëtimet e operatorëve turistikë