Rabie Cenalia dhe Jalldiz Kastrati janë dy avokatet e e caktuara kryesisht nga shteti për të mbrojtur ish-kryeministrin Berisha, në procesin gjyqësor të nisur ndaj tij. Janë pikërisht dy zonja, avokatet që do të përfaqësojnë Berishën në seancën e planifikuar për këtë të enjte. Ajo që bie në sy është se një prej avokateve të caktuara, Jalldiz Kastrati, është një aktiviste politike e angazhuar pranë Partisë së Lirisë, madje kandidate për deputete në Shkodër para se kjo parti të ndryshonte emrin.