Gjykata e Apelit shtyu sërish seancën për dosjen Babale. Shkak këtë herë është bërë avokati i deputetit të PD-së, Ledio Braho. Braho ka paraqitur në gjykatë një shkresë duke e njoftuar trupën se e kishte të pamundur të ishte i pranishëm pasi ndodhej në një aktivitet në Vlorë. Në seancë nuk ka qenë as vetë deputeti i pranishëm, ndërsa avokati i gazetarit Jetmir Olldashi ishte në sallë.