Avokati i Popullit ka regjistruar rastin për të hetuar administrativisht veprimet e Policisë së Shtetit në zbatimin e urdhrit të ekzekutimit të masës së sigurisë arrest me burg për Ilir Metën. Burime nga ky institucion pohojnë se aktualisht është duke vlerësuar nëse janë marrë masat e përshtatshme për të garantuar të drejtat e Ilir Metës gjatë procedurave të arrestimit.