Telenovela mes Gerard Piquè dhe Shakira vazhdon me episode të reja. Këngëtarja kolumbiane dhe futbollisti i Barcelonës janë ndarë prej pak muajsh por lajmet për çiftin nuk kanë të ndalur. Sipas mediave spanjolle pas mosmarrveshjes që ka të bëjë me kujdestarinë e fëmijëve të tyre Milan dhe Sasha, pasi këngëtarja dëshiron që fëmijët të qëndrojnë në Miami ndërsa lojtari kërkon që ata të jetojnë në Barcelonë, cifti po përballen dhe për ndarjen e pasurive.