Të dy pilotët humbën jetën pasi një avion rajonal i Air Canada Expres u përplas me një kamion zjarrfikës gjatë uljes në aeroportin LaGuardia të Nju Jorkut të dielën vonë, duke mbyllur aeroportin, thanë autoritetet dhe mediat amerikane, në një incident që pritet të tërheqë vëmendje pas një sërë telashesh të kohëve të fundit në aviacion. NBC News, e cila raportoi ngjarjen, tha se dhjetëra njerëz u plagosën në incident. Avioni Air Canada Express CRJ-900, i operuar nga partneri i tij rajonal Jazz Aviation, mbante 72 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit nga Montreali, bazuar në një listë paraprake pasagjerësh. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit të SHBA-së tha se po dërgonte një ekip ekspertësh teknikë për të hetuar incidentin.