Një avion luftarak rus shkeli hapësirën ajrore të Estonisë fqinje të mërkurën, duke shkaktuar një reagim nga misioni i NATO-s që është ngarkuar me mbrojtjen e qiejve mbi Baltik, tha Ministri i Jashtëm Estonez Margus Tsahkna. Kjo ishte hera e parë këtë vit që një avion rus shkel hapësirën ajrore të Estonisë, tha ministria e jashtme. Shkelja ndodhi pranë ishullit Vaindloo në Gjirin e Finlandës, pranë bregdetit verior të Estonisë, ku një avion luftarak rus SU-30 hyri në hapësirën ajrore të Estonisë dhe qëndroi për rreth një minutë, tha ministri i jashtëm të enjten duke shtuar se nuk kishte asnjë kërcënim për sigurinë e vendit. Misioni i NATO-s për Policimin Ajror të Baltikut, u përgjigj shpejt, duke dislokuar njësi të Forcave Ajrore Italiane, sipas ministrit estonez.