Dy avionë holandezë F-35 kanë interceptuar një formacion prej tre avionësh ushtarakë rusë afër polonisë dhe i kanë dëbuar ata që andej – tha ministria e mbrojtjes e holandës në një deklaratë për shtyp. “Avionët e paidentifikuar iu afruan zonës polake nga kaliningradi”, sipas deklaratës së ministrisë. Kaliningradi, është një enklavë ruse në baltik, e vendosur mes vendeve anëtare të natos dhe BE-së, Polonisë dhe Lituanisë.