Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s do të mbajnë një takim dy-ditor në Bruksel, i cili fillon këtë të martë, pas një mbledhjeje në Gjermani të të ashtuquajturit grupi Ramstein, i përbërë nga dhjetëra vende që kanë ofruar armë për Kievin. Grupi Ramstein pritet të diskutojë për ndihmën e mëtejshme ushtarake, pasi Ukraina u ka bërë thirrje aleatëve të saj të ofrojnë avionë luftarakë dhe raketa me rreze të gjatë.