Dy avionë ushtarakë të forcës ajrore indiane u rrëzuan të shtunën pasi u përfshinë në një aksident dhe një pilot u vra – konfirmuan zyrtarët indianë. “Avionët ushtarakë ishin në një mision rutinë trajnimi. Një nga tre pilotët e përfshirë, ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Një hetim ka nisur tani dhe pritet të përcaktojë shkaqet e aksidentit”, thanë forcat ajrore indiane në një deklaratë për shtyp. Aksidenti ndodhi afër qytetit Gëalior, në shtetin Madhya Pradesh – shtonte më tej deklarata.