Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins, tha se është në favor të furnizimit të Ukrainës me avionë luftarakë. Kështu i tha ai gazetës gjermane, Der Spiegel, duke shtuar “nuk e di pse vendet perëndimore nuk duhet t’i dorëzojnë Ukrainës avionë luftarakë”. “Nëse ukrainasit kanë nevojë për avionë luftarakë, ata duhet t'i marrin ato", tha ai. Sipas tij, "dorëzimi i avionëve luftarakë është vetëm çështje kohe".