Dy avionë “Canadair” kanë nisur punën për shuarjen e flakëve në vatrën e zjarrit në Darëzezë. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njofton se avionët e ardhur posaçërisht nga Greqia, po ndihmojnë me hedhje uji në ndihmë të 20 efektivëve të MZSH Fier, 40 forcave të FA dhe mjeteve të përfshira në këtë aksion për shuarjen e zjarrit.