Top News – Avionët britanikë ‘blindojnë’ qiejt / Të mëdhenjtë e evropës takohen në Islandë
15/05/2023 11:08

Islanda tha të dielën se një skuadrilje e Forcave Ajrore Britanike do të patrullojë qiellin e vendit nordik javën e ardhshme kur udhëheqësit nga e gjithë Evropa do të takohen në Reykjavik për të diskutuar sigurinë e kontinentit dhe mbështetjen për Ukrainën. Marrëveshja për mbrojtjen e hapësirës ajrore, e nënshkruar nga të dy vendet, do të ofrojë siguri përpara, gjatë dhe pas takimit të Këshillit të Evropës, mbikëqyrësi kryesor i të drejtave të njeriut në kontinent, i cili do të mblidhet në Islandë më 16 dhe 17 maj. Kryeministri britanik Rishi Sunak është ndër udhëheqësit e qeverive që do të marrin pjesë në mbledhjen e këshillit prej 46 vendesh. Marsin e vitit të kaluar Rusia u largua nga grupi, duke menjanuar një përjashtim të pritshëm lidhur me agresionin e saj në Ukrainë. Takimi do të jetë ngjarja më e madhe ndërkombëtare që zhvillohet në Islandë, sipas qeverisë. Shteti ishullor në pjesën veriore të Atlantikut ka një popullsi prej 400,000 banorësh dhe nuk ka ushtri të rregullt apo forca ajrore. Marrëveshja për sigurinë e hapësirës ajrore u arrit në koordinim me aleancën e gjerë të NATO-s, anëtarë të së cilës janë Islanda dhe Britania, tha në një deklaratë Ministria e Jashtme e Islandës.

Top News- Irani nis hakmarrjen, dronë e raketa drejt vendeve të naftës në Gjirin Persik
18/03 23:00
Top News- Irani pa raketa, i shkatërrohen 200 baza të fshehta/ Garda Revolucionare nis hakmarrjen
18/03 22:50
Top News- “Irani nuk përbënte kërcënim”, Vance “i lumtur” për largimin e shefit të antiterrorit
18/03 22:40
Top News- SHBA nderon 6 pilotët, rrëzimi tragjik i avionit në Irak u mori jetën
18/03 22:27
Top News- Vritet ‘xhelati i inteligjencës iraniane’, Mossad pret një tjetër kokë
18/03 22:24
Top News- Kim fiton me 99.3% të votave e përgatitet për luftë, harton planin bërthamor
18/03 21:54
Top News- “Çdo pikë gjaku ka çmimin e vet”, lideri i Iranit mesazh SHBA e Izraelit
18/03 21:54
Top Channel/ Izraeli eliminon ministrin iranian që shkaktoi sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë
18/03 19:54
Top Channel/ Kim Jong Un lider i padiskutueshëm i Koresë së Veriut, votohet afro 100% nga koreanët
18/03 19:21
Top News- Irani, propagandë në Ballkan / Televizionet e regjimit shënjestrojnë Bosnjen
18/03 18:35
Top News-Ish-zyrtarja malazeze hap ‘Only Fans’, u përfshi në skandalin me këshilltarin e Presidentit
18/03 18:33
Top News – Trump lëshon bomba 2 tonëshe mbi Iran / Shkatërrojnë bunkerët, goditen bazat e raketave
18/03 15:37
Top Channel/ 6G po vjen! Rrjeti i ri premton Inteligjence Artificiale në kohë reale
18/03 15:35
Top Channel/ Izraeli nuk “kursehet” në Bejrut: Në shënjestër kemi krahun financiar të Hezbollahut
18/03 15:21
Top Channel/ Trump ua bën të qartë! Presion industrisë amerikane: Shtoni prodhimin e armëve
18/03 15:12
Top Channel/ Vdekja e tre shqiptarëve në Vjenë, sindikata kërkon sqarime: Kush e ka përgjegjësinë?
18/03 15:10
Top News – Vret shefin e inteligjencës së Iranit/Izraeli urdhëron ushtrinë: Çdo zyrtar në shënjestër
18/03 15:06
Top Channel/ Eliminimi i Ali Larijanit, zbulohen “prapaskenat”: Humbje më e madhe se ajo e Khameneit
18/03 15:03
Top News – Izraeli rrafshon qendrën e Bejrutit / Lufta zgjerohet, shkatërrohen pallate, disa viktima
18/03 14:53
Top News – Bombë mbi centralin bërthamor të Iranit / Goditet Bushehri, një ‘predhë’ e paidentifikuar
18/03 14:47
DIGITALB DIGITALB