Pasi Gjermania dhe vendet e tjera perëndimore ranë dakord për ta furnizuar Ukrainën me tanke luftarake, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski, i falenderoi aleatët por kërkoi më shumë...Ukrainës, tha ai, i duhen edhe avionë ushtarakë...E ndërsa nuk ka ende asgjë konkrete për avionët ushtarakë, debatet kanë nisur ndërkohë. Zëvendës Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Presidentit amerikan, Joe Biden, Jon Finer, tha për mediat amerikane se SHBA nuk përjashton dërgimin e avionëve luftarakë në Ukrainë. Sipas mediave edhe Franca po merr në konsideratë