Brazili prezantoi avionin e parë luftarak supersonik të prodhuar në vend, çka e vendos atë midis një grupi të vogël vendesh të afta të ndërtojnë avionë të tillë të përparuar. Presidenti Luiz Inacio Lula da Silva e pagëzoi avionin luftarak F-39E Gripen nga grupi suedez Saab me shampanjë gjatë një ceremonie në Gaviao Peixoto në shtetin e Sao Paulos. Presidenca braziliane tha se ndërtimi i avionit supersonik ishte "i pashembullt në Amerikën Latine". "Ky projekt na lejon të konsolidojmë fuqinë tonë parandaluese duke rritur kapacitetin tonë për të garantuar sovranitetin kombëtar dhe sigurinë rajonale", tha Ministri i Mbrojtjes i Brazilit, Jose Mucio, gjatë ceremonisë.