Top News-Avion 400 mln USD për Trump/Dhuratat presidenciale: biçikletë, prefëse lapsash, 150 kg mish
12/05/2025 15:19

Raportet se administrata e Donald Trump po përgatitet të pranojë një aeroplan luksoz nga familja mbretërore e Katarit kanë shkaktuar një stuhi kritikash, pasi ekspertët e etikës thonë se një dhuratë e tillë do të shkelte kushtetutën dhe rregullat që synojnë mbrojtjen nga ryshfeti dhe korrupsioni. Ekziston një histori e gjatë e presidentëve amerikanë që pranojnë dhurata nga fuqitë e huaja. Tavolina nga e cila Trump ka nënshkruar një numër rekord urdhrash ekzekutiv iu dha SHBA-së nga Mbretëresha Viktoria në vitin 1880. Rroba, antikitete e madje edhe kafshë, i janë dhënë në të kaluarën presidentëve amerikanë. Këto dhurata, në pjesën më të madhe, rregullohen përmes një procesi të ndërlikuar burokratik të sanksionuar në kushtetutë. Gjatë administratës së George Ë. Bush, një këlysh qeni i dhuruar nga udhëheqësi i Bullgarisë u dërgua direkt në Arkivin Kombëtar, i cili ruan të dhënat qeveritare dhe historike. Këlyshi u adoptua më pas nga një familje. Bush nuk mundi ta mbante qenin sepse sipas kushtetutës, mbajtësit e posteve qeveritare ndalohen të pranojnë dhurata nga çdo "mbret, princ ose shtet i huaj", pa miratimin e Kongresit. Sipas ligjit amerikan, dhuratat e huaja me vlerë më pak se 480 dollarë mund të mbahen nga punonjësit federalë. Çdo gjë mbi këtë shumë konsiderohet dhuratë për "popullin". Shumica e dhuratave transferohen në arkivat kombëtare ose në bibliotekën e ardhshme presidenciale e cila vepron si arkiv i administratës së udhëheqësit. Ashtu si presidentë të tjerë, biblioteka presidenciale e Barack Obamës përmban mijëra dhurata, duke përfshirë mansheta argjendi, zbukurime Krishtlindjesh dhe një mprehëse lapsash në formë autobusi me dy kate. Nëse një dhuratë i pëlqen presidentit, ai mund ta mbajë atë, por duhet të paguajë një vlerë të drejtë tregu për të. Pavarësisht shqetësimeve etike, udhëheqësit e huaj i përdorin dhuratat si një mjet të rëndësishëm për të forcuar marrëdhëniet dhe për të thyer akullin diplomatik. Në 1997, Presidenti Heydar Aliyev i Azerbajxhanit u dha Bill Clinton dhe Zonjës së Parë Hillary Clinton një qilim me fytyrat e tyre mbi të. Në 2008, kryeministri izraelit Ehud Olmert i dha Bushit një biçikletë. Por dhurata më mbresëlënëse për Bushin mund të konsiderohet ajo e vitit 2005, nga argjetina, një qingj i gjallë me peshë 136 kg.

Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04
Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52