Shqipëria rezulton një nga shtetet e Europës që ka avancuar më pak me vaksinimin e popullsisë. Sipas të dhënave të “The Our Ëorld in Data”, që gjurmon ecurinë e vaksinimit në shumë vende të botës, në Shqipëri deri në datën 14 shkurt, ishin administruar 0.04 doza vaksinash për 100 banorë. Mesatarja e Europës deri në 16 shkurt ishte 5.91 doza për 100 banorë, me rekordin që e mban Mbretëria e Bashkuar prej 23.75 doza. Mesatarja e Bashkimit Europian ishte 5.02 doza, raportohet nga Monitor.