Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 26-vjeçarin Arbër Tivari, i cili shkaktoi aksidentin në aksin Tiranë-Durrës, ku humbën jetën Silva Gjergji, 26 vjeç dhe Denisa Klironomi, 24 vjeç. I riu I mbijetuar ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë pas aksidentit të rëndë ku makina u përplas me barrierat mbrojtëse të autostradës.