Policia e Lezhës ka reaguar në lidhje me videon e qarkulluar në media ku 3 persona shfaqeshin të armatosur e me maska në një lokal në aksin rrugor Lezhë-Milot. Ngjarja ka ndodhur më 13 nëntor dhe personat e shfaqur në video dyshohet se kanë pasur konflikt me pronarin e lokalit. Në momentet e ngjarjes ai nuk ka qenë prezent aty.