Një aksident i rëndë u regjistrua mesditën e kësaj të diele në Fier, me pasojë tre persona të plagosur. Automjeti në të cilin udhëtonin dy efektivë të komisariatit të Fierit u përplas me një tjetër makinë që drejtohej nga shtetasja M. H, ku për pasojë të tre mbetën të plagosur dhe u dërguan për mjekim në spitalin e Fierit.