Top News- Autokolonat me të burgosur dalin nga burgu i Fushë Krujës, transferime në Durrës e Peqin
24/01/2026 15:23

142 të dënuar të burgut të Fushë Krujës janë transferuar në institucionin e vuajtjes së dënimit në Durrës dhe Peqin. Drejtoria e Burgjeve sqaroi se transferimet janë bërë për shkak të rikonstruksionit që burgu I fushë Krujës do t’I nënshtrohet. 85 prej Të dënuarve, sipas burgjeve, janë transferuar në burgun e Peqinit dhe 57 të dënuar të tjerë në Durrës. Për realizimin e këtij procesi janë marrë të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen dhe shoqërimin e të burgosurve nga forcat operacionale, nën drejtimin e specialistëve përkatës. Gjithashtu, për lëvizjen janë njoftuar Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, si dhe komisariatet përkatëse, në përputhje me itinerarin e përcaktuar. Autokolona me 57 të burgosur ka mbërritur pa probleme në IEVP Durrës, ku nga ana e institucionit janë marrë masat e plota për pritjen, kontrollin dhe sistemimin e tyre, nën drejtimin e drejtuesve të institucionit, thonë Burgjet. Po ashtu, edhe autokolona me 85 të burgosur ka mbërritur pa probleme në IEVP Peqin, ku janë zbatuar të gjitha procedurat standarde për pritjen, kontrollin dhe sistemimin e të burgosurve, nën drejtimin e drejtuesve të institucionit. Sipas drejtorisë së burgjeve, procesi i transferimit është zhvilluar në mënyrë të qetë, të sigurt dhe në përputhje të plotë me aktet ligjore dhe rregulloret në fuqi.

Top Channel/ Pas muajit të Ramazanit, besimtarët falin namazin në xhamitë e Bulqizës
20/03 13:36
Top Channel/ Fitër Bajrami në Shkodër, besimtarët falen në sheshin e qytetit
20/03 13:34
Top Channel/ Pas një muaji agjërim besimtarët mylimanë të Lezhës kremtojnë Fitër Bajramin
20/03 13:22
Top Channel/ Fitër Bajrami në Korçë, besimtarët falin Namazin në xhaminë e qytetit
20/03 13:21
Top Channel/ Falja e Namazit në Lushnjë, besimtarët myslimanë mblidhen në sheshin e qytetit
20/03 13:09
Top News – Arrestohet 29-vjeçari në Fier. Përplasi me makinë burrë dhe grua pas një sherri
20/03 13:09
Top Channel/ Pas një muaj agjërimi, besimtarët e Elbasanit falin Namazin në sheshin e qytetit
20/03 12:41
Top News – Si nisi hetimi ndaj saj e Metës? Kryemadhi jep detaje për pasurinë dhe raportin me Ilirin
20/03 12:40
Top Channel/ Besimtarët në Kukës kremtojnë Fitër Bajramin, falin Namazin në xhami e qytetit
20/03 12:32
Top News – ‘Magazinën e hashashit e ka vëllai’. Drejtori i Burgut të Rrogozhinës do hetohet i lirë
20/03 12:31
Top Channel/ Hajdutët e bënë rrugë/ Pogradec, sulmohet argjendaria, autorët largohen pas alarmit
20/03 12:29
Top Channel/ Bilal Hasa lirohet pas marrjes në pyetje, mohon lidhjen me magazinat e drogës në Peqin
20/03 12:28
Top Channel/ Akciza e naftës do të ulet me 20%, qeveria do të ringrejë Bordin e Transparencës
20/03 12:15
Top Channel/ Besimtarët myslimanë në Durrës mblidhen në sheshin e qytetit për të falur Namazin
20/03 12:11
Top Channel/ Fitër Bajrami, besimtarët myslimanë në gjithë vendin kurorëzojnë muajin e sakrificës
20/03 12:05
Top Channel/ Gëzuar Fitër Bajramin! Falja e mijëra besimtarëve në Tiranë në mbyllje të Ramazanit
20/03 12:04
Top Channel/ Qindra besimtarë falin Namazin në Fier, krerët myslimanë mesazhe për paqe e harmoni
20/03 11:50
Top Channel/ Kremtimi i Fitër Bajramit, besimtarët myslimanë në Gjirokastër falin Namazin
20/03 11:37
Top Channel/ Qindra besimtarë myslimanë falin Namazin në Vlorë teksa kremtojnë Fitër Bajramin
20/03 11:30
Top Channel/ Fitër Bajrami në Dibër, besimtarët falin Namazin në ambientet e Pallatit të Sportit
20/03 11:21
DIGITALB DIGITALB