Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar përditësimin e saj të fundit të inteligjencës. Në të, ministria thekson se forcat ruse të mbrojtjes ajrore “me shumë gjasa” kanë rrëzuar një nga avionët e tyre luftarak mbi Tokmak, në Ukrainën jugperëndimore. “Edhe pse Rusia ka humbur rreth 90 avionë që prej fillimit të pushtimit, kjo është ndoshta humbja e pestë e një Su-35S, avioni luftarak më i avancuar i Rusisë në shërbim të gjerë”, thuhet në përditësim. Ministria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar gjithashtu se vendndodhja është e rëndësishme sepse Tokmak është një qytet shumë i fortifikuar.