Një aksident rrugor është regjistruar pak më parë në kryeqytet, ku një autobus i transportit urban ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumin e Lanës. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, ndërkohë që në autobusin e linjës së Unazës ka pasur shumë pasagjerë. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se shoferi ka marrë dëmtime të lehta, ndërsa për pasagjerët ende nuk ka informacione.