Të paktën 21 persona, përfshirë dy fëmijë, kanë vdekur pas rrëzimit të një autobusi nga ura afër qytetit të Venecias në Itali. Autobusi është përplasur mbrëmjen e së martës në pengesë dhe më pas ka rënë në binarët e trenit në zonën Mestre, e cila lidhet me Venecian përmes një ure. Në mesin e të vdekurve janë pesë ukrainas, një gjerman, dhe shoferi italian, ka thënë kryetari i zonës Mestre, Michele Di Bari.