Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të premte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në afërsi të New York-ut, ku një autobus me rreth 50 turistë që po vizitonin një nga mrekullitë botërore të natyrës, Ujëvarën e Niagarës, është përplasur me një kamion. Si pasojë e përplasjes së fuqishme, autoritetet raportojnë për nga aksidenti kanë humbur jetën dhjetëra turistë e po ashtu shumë të tjerë kanë mbetur të bllokuar, mes të cilëve edhe fëmijë.