Një kamion i policisë transportoi paraditen e të martës autoblindën që u kap pas sulmit të terroristëve serbë në fshatin Banjskë të Zvecanit. Kamioni, sipas mediave kosovare, kaloi në udhëkryqin pranë fshatit Banjskë dhe u nis drejt Mitrovicës. Dyshohet se brenda autoblindës ka patur lloje të ndryshme armatimi.