Kontrolli i Lartë i Shtetit do të duhet që të bëjë transparencë në lidhje me afatet që vendos për auditimin e institucioneve shtetërore. Kjo është kërkesa që socialistët kanë shtuar në projektrezolutën e miratuar në Komisonin e Ekonomisë në lidhje me veprimtarinë dhe punën e KLSH-së. Transparenca mbi kohëzgjatjen e auditimeve është mbështetur nga deputetët Eduart Shalsi, Erion Braçe dhe Blerina Gjylameti.