Dy të rinj janë vënë nën prangat e policisë në Gjirokastër, pasi u kapën duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm. Në vijim të operacionit “Muzgu”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë të shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, policia arrestoi 18-vjeçarin Emin Isha dhe 19-vjeçarin Nuri Cila, banues në Kavajë. Arrestimi i dy të rinjve u bë pasi janë kapur në flagrancë në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, duke transportuar me një automjet tip “Audi”, tre emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit monetary. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti dhe dy aparat celularë. Materialet në ngarkim të dy të rinjve htetasit i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.