Tirana ka mirëpritur Krishtlindjet me një koncert festiv në sheshin “Skendërbej” mbrëmjen e të shtunës. Bashkia e Tiranës njofton se kjo do të jetë java e festave, dhe se deri me datë 31 në shesh do të mirëpriten artistë dhe instrumentistë të ndryshëm. Këtë të hënë në qendrat sociale të Tiranës është shtuar dreka e Krishtlindjes, ndërsa kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, iu shërberu të moshuarve dhe njerëzve në nevojë në qendrën sociale “Gonxhe Bojaxhi”.