Ka shkuar në pesë numri I personave që dyshohet se janë përfshir në vrasjen e 29-vjeçarit Ermir Dedja në Durrës. Ngjarje kjo e ndodhur në 20 maj në lagjen numër 18 të qytetit bregdetar. Në pranga kanë përfunduar Erion Ndoni dhe Klodioan Berisha ndërsa u shpall në kërkim Xhuliano Dyrmishi. Ndoni e Berisha sipas policisë, nga hetimet e kryera deri më tani mendohet se kanë future kontrabandë dy makina Seat, njëra prej të cilave u përdor nga autorët për ezkekutimin e të riut. Po ashtu edhe mjeti tjetër që ata kishin future ka dyshime se do të përdorje në një ngjarje tjetër kriminale. Ndërsa Dyrmishi ka marrë pjesë në organizimin e atentatit duke siguruar kushtet për vrasjen e Ermir Dedjas.