Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen e vrasjes së efektivit Xhulio Prela në Lezhë. Ngjarja e regjistruar në 5 dhjetor të vitit 2020 në Gajush. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar dy persona, Redion Hysa dhe Nikoll Sherniku. Hysa dyshohet se është autori I vrasjes, ndërsa Sherniku akuzohet për “Moskallëzim krimi”.