Top News – Atentati i Rinasit, dy të vdekur. Ndërron jetë në spital edhe miku i Gilmando Danit
15/11/2025 13:50

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga atentati në Rinas. Policia njoftoi se Muçi Shaljani, njohur edhe me mbiemrin Sheqeri, ndërroi jetë natën mes të premtes dhe të shtunës. Ai qëndronte prej të martës në gjendje të rëndë si pasojë e plumbave që mori nga breshëritë që u lëshuan ndaj tij dhe Gilmando Danit. Ky i fundit humbi jetën në vendngjarje në atentatin e 11 nëntor. Shaljani dhe Dani sapo ishin kthyer nga Barcelona kur ndaj të dyve u bë atentat. Autorët u bënë pritë në rrethrrotullimin pranë aeroportit të Rinasit. Si pasojë e plumbave, Dani humbi jetën në vendngjarje, ndërsa fillimisht Shaljani mbeti i plagosur. Autorët më pas u larguan në drejtim të fshatit Halil ku dogjën makinën. Prej aty gjurmët e tyre janë zhdukur. Policia ka shpallur në kërkim Ylli Zallën pasi në shtëpinë e tij gjetën një arsenal armësh. Ka dyshime se nga banesa e tij ka dalë makina e atentatorëve, megjithatë kjo nuk konfirmohet ende zyrtarisht. Gilmando Dani, i cili mendohet se ishte shënjestra e sulmit është emër i njohur për drejtësinë, pasi njihej si pjesëtar i grupit të Emiljano Shullazit. Nga ana tjetër, rezultoi se Muçi Shaljani ishte në provë si agjent i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore. Në lidhje me këtë rast, AMP ka nisur një hetim për të zbuluar se si u rekrutua ai në radhët e agjencisë, që për detyrë ka kontrollin e policisë.

Top Channel/ Përplasen “kokë më kokë” dy mjete në Fier, plagosen shoferët dhe pasagjerët
31/03 22:49
Top News- Pesë të plagosur në aksident, përplasen makinat në aksin Fier-Patos
31/03 22:48
Top Channel/ Automjeti përfshihet nga flakët në Novoselë pranë autostradës Fier–Vlorë
31/03 22:47
Top News- Hakerat iranianë sulm drejtësisë/ Reagojnë institucionet: Nuk ka pasur hakerim
31/03 22:30
Top News- Redjan Rraja në burg përjetë/ Atentati në Shkozet, Gjykata e Lartë i rrëzon rekursin
31/03 22:02
Top Channel/ Olimpiada e Ekonomiksit në UET, Shqipëria me 5 përfaqësues në Athinë
31/03 19:59
Top Channel/ Skema e për fermerët, hiqet subvencioni për naftën në një vit krize
31/03 19:45
Top Channel/ Festivali i gazetarisë, eventi bën bashkë profesionistë të medias
31/03 15:32
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj drejtësisë! KLGJ e Prokuroria rrëzojnë “Homeland Justice”
31/03 15:26
Top Channel/ Sot afati i fundit për DIVA, gjobë për ata që nuk e plotësojnë
31/03 15:21
Top News – S’ka analiza në QSUT pas datës 20. PD thëret në interpelancë ministren e Shëndetësisë
31/03 15:08
Top News-‘Rama do të kthejë Komitetet Ekzekutive’ / Berisha për ‘Territorialen’: Ne ecim me Europën
31/03 14:51
Top News – ‘Territorialja’, Berisha propozon: Të rikthehen komunat aty ku jetojnë 1300 banorë
31/03 14:42
Top News – PD tryezë për Reformën Territoriale. Berisha: Antireforma e Ramës spastroi vendin
31/03 14:39
Top News – Reforma Territoriale, Berisha: Rama ndoqi sipas platformës së Çubrilloviçit
31/03 14:39
Top News – Kandidat për Bashkinë e Tiranës. Braçe: Mora mbështetje, do t’i shkoj deri në fund
31/03 14:30
Top News – ‘Të ndalim shkretimin e fshatrave’. Propozimi i PD për ‘Territorialen’ rikthen komunat
31/03 14:30
Top News – Debatet në PS, reagon Spiropali/’Bindja s’është virtyt! Modeli i arrogancës po zgjerohet’
31/03 14:01
Top News – Rama mbledh kryebashkiakët. Kreu i qeverisë nis turin ‘Punët për Shqipërinë’
31/03 13:48
Top News – Tërhoqi mbi 1 mld nga tregu, politika agresive e BSh në 2025 nuk frenoi rënien e euros
31/03 13:41