Është zhvilluar këtë të martë gjykimi në mungesë për Bledar Jambellin i akuzuar si porositës i vrasjes së ish-drejtorit të policisë së Vlorës Artan Çuku. Prokuroria paraqiti në seancën e zhvilluar në Gjykatën e Tiranës, konkluzionet e saj lidhur me akuzën ndaj Jambellin, ndërsa më 3 qershor, në orën 13:30, u vendos të zhvillohet seanca për paraqitjen e pretencës.