Policia e Shkodrës thotë se ka zbardhur atentatin e dështuar me armë zjarri të ndodhur në lagjen Xhabije në orët e mbrëmjes së të enjtes. Sipas deklaratës së uniformave blu, për atentatin ndaj Selami Brahimit, që mbeti i plagosur është arrestuar në Berlin të Gjermanisë 68 vjeçari Selami Kapllani, banor i lagjes Guerile në Shkodër. Ndaj shtetasit Kapllanit, Prokuroria kishte lëshuar një urdhër ndalimi për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”.